Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon formularin e dekriminalizimit të Ramës: Nuk ka treguar arrestimin në Bolonjë


Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke mos treguar që është arrestuar nga policia në Bolonja.

Ky denoncim u bë nga ish-deputeti Oerd Bylykbashi, i cili kujton deklaratat e kryeministrit në një media italiane, i cili tha se vite më parë ishte arrestuar sepse kishte kundërshtuar një punonjës policie.

“Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.”- shkruan Bylykbashi.

Ai i kujton kryeministrit se dy deputetë janë larguar nga Parlamenti për këtë, duke iu referuar rasteve të Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës, pa iu përmendur emrin.

“Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia.”- thotë Bylykbashi i cili publikon dhe formularin e dekriminalizimit të Ramës.

Gjatë një interviste më 31 mars për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”, kryeministri Edi Rama tha se para disa vitesh ishte arrestuar në Bolonjë.

 “Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti. Ne ishim gjyshërit tuaj në Amerikë, ku për të gjithë, ju ishit mafiozë e hajdutë. Kemi vuajtur, po, por dashuria e pakushtëzuar për Italinë na ka ndihmuar që t’i mbijetojmë poshtërimit, për t’jua bërë të njohur më mirë se kush ishim dhe të pranoheshim për atë që ishim”, rrëfente Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *