Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takon përfaqësuesit e biznesit fason: Më të goditurit nga keqmenaxhimi i kryeministrit të Facebook-ut


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që ndihmojë biznesin fason të lënë pas dore.

Kryemadhi thotë se sot është takuar me përfaqësuesit e këtij biznesi, që ka një rol kyç në ekonominë shqiptare për sa i përket punësimit.

Ajo thekson se ky sektor është goditur rëndë nga keqmenaxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë.

“Sot zhvillova një takim me përfaqësuesit e fasonistëve të bashkuar. Ndamë shqetësimet emergjente me të cilat po përballet ky sektor. I cili është jetik për sa i përket punësimit që realizon. Sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenaxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë. Mijëra familje të thjeshta shqiptare sigurojnë mbijetesën me pagat e realizuara në biznesin fason. Tashmë dihet që ky biznes është përballur vazhdimisht me vështirësi të shumta për sa i takon procedurave burokratike, të padrejta e jo stimuluese duke funksionuar me vështirësi më të mëdha se çdo biznes fason në vendet e tjera në rajon. Kërkohet një paketë urgjente ekonomike për biznesin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi.” – thotë Kryemadhi.

Ajo shton më tej se vendi nuk ka më kohë për të humbur me propandandën e kryeministrit të Facebook-ut duke theksuar se çdo ditë që kalon me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë e vendit dhe se vendi duhet të rinisë sa më shpejt veprimtarinë ekonomike.

“Të mbrosh biznesin fason do të thotë të mbrosh mijëra të punësuar ndaj edhe njëherë distancohemi prerë nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gatishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi. Nuk kemi më kohë për të humbur me propagandën e kryeministrit të Facebook-ut. Duhet të shkrijmë akujt që prej dy muajsh kaë ngurtësuar jetën dhe ekonominë shqiptare. Të fitojmë kohën e humbur duke jetuar e punuar 365 ditë të vitit. Çdo ditë me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë shqiptare, për familjen shqiptare dhe Shqipërinë.” – mbyll Kryemadhi deklaratën.