Vendosni fjalën kyçe....

Arratisen 14 luanë nga Parku Kombëtar në Afrikën e Jugut


14 luanë janë larguar nga Parku Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.

“Ne jemi ende duke hetuar se si ia dolën të arratiseshin nga Parku Kombëtar Kruger, por për momentin janë dëgjuar duke hungërirë, afër minierës Foskor rreth Phalaborëa.”, tha zëdhënësi Zaid Kalla, citon RT.

Rojtarët e pyllit po ndjekin gjurmët e kafshëve dhe banorët vendas janë paralajmëruar të tregojnë kujdes dhe “të jenë të vëmendshëm në çdo kohë”. Rojtarët janë duke vëzhguar kafshët dhe autoritetet planifikojnë t’i kapin dhe t’i kthejnë në park.

Deri më tani nuk ka pasur raporte për lëndime ose dëmtime të shkaktuara nga grupi i luanëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *