Vendosni fjalën kyçe....

Ia futën birra natën e fundit në Itali, mjekët shqiptarë: Festuam pak më shumë se sa duhej


Mjekët shqiptarë të cilët u dërguan nga kryeministri Edi Rama për të ndihmuar në spitalet italiane në luftën kundër koronavirusit, u kthyen në vend të turpëruar pasi u gjobitën nga policia italiane me nga 500 euro. Kjo për shkak se në natën e fundit, 10 prej tyre ishin bashkuar në një dhomë hoteli përkundër rregullave, për të festuar me birra e muzikë.

Pas këtij incidenti, mjekët shqiptarë kanë reaguar për gazetën “Panorama”, duke zbuluar një letër ndjese që i kanë dërguar Policisë së Breshias, dhe spitalit ku shërbyen për gati 1 muaj.

Sipas gazetës, në letrën në fjalë mjekët shqiptarë e pranojnë që për disa momente e kanë tepruar me entuziazmin për përmbylljen e këtij misioni.

“Fatkeqësisht, në hotelin ku qëndruam, në Breshia, festuam pak më shumë se sa duhej, për misionin e kryer dhe për lajmin e mirë se nuk ishim të infektuar me Covid-19, pas përgjigjes së dytë të analizave, çfarë nuk do të na pengonte të vazhdonim punën tonë, pa e kuptuar shqetësimin që krijuam në hotelin ku po qëndronim”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Më tej, ata theksojnë se Policia ka bërë detyrën e saj dhe shpresojnë që të mund të shfajësohen përmes kësaj letre.

“Policia bëri punën e saj, ne na vjen sinqerisht shumë keq për atë çfarë ndodhi dhe i kemi dërguar një shpjegim me shkrim ku sqarojmë gjendjen tonë shpirtërore për ndodhinë me shpresën se justifikimet tona do të mund të dëgjohem nga autoritetet italiane”, thuhet më tej në letër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *