Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti me parashutë para ndeshjes Francë-Gjermani, dy të lënduar (VIDEO)


Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e kaluar pak para fillimit të ndeshjes midis Gjermanisë dhe Francës në Mynih, ku një protestues u hodh me parashutë në stadium dhe pothuajse u përplas me tifozët.

Si pasojë e incidentit, të paktën dy spektatorë u trajtuan në spital me dëmtime në kokë.

Aktivisti i cili supozohej të hidhte një top me parulla në fushë për të protestuar kundër një sponsori të turnout, në vend të hidhte topin u përplas me kabllot televizive ‘spidercam’ në çatinë e stadiumit dhe humbi kontrollin.

Si pasojë, copa të mëdha plastike dhe metali ranë në fushë por edhe mbi kokat e dhjetra njerëzve në tribunën kryesore.

Menaxheri i Francës, Didier Deschamps dhe anëtarët e skuadrës dhe personeli i dhomës së pasme ishin mes atyre që u detyruan të vepronin për të mos u plagosur nga aktivisti dhe pajisja e tij.

Daily Mail shkruan se të paktën dy persona u goditën, me njërin prej tyre që pësoi fraktura në fytyrë. Parashutisti, i cili u raportua të ishte një gjerman 38-vjeçar, bëri një uje të rëndë në fushë.

Yjet gjermanë Antonio Rudiger dhe Robin Gosens ishin të parët që iu afruan atij.

Aktivisti e shmangu vetë dëmtimin serioz dhe u tërhoq më pas nga administratorët e stadiumit. Pasi bëri një kontroll mjekësor në anën e fushës, ai u arrestua dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit të stadiumit.

Aktivisti i “Greenpeace” po bënte një protestë kundër prodhuesit gjerman të makinave Volksëagen, një nga sponsorët e Kampionatit Evropian.

Grupi i fushatës tha se pendohen për çdo dëm të shkaktuar.

“Kjo protestë kurrë nuk kishte për qëllim të prishte lojën ose të lëndonte njerëzit”-thuhet në një postim në llogarinë zyrtare gjermane të “Greenpeace”.

“Shpresojmë që të gjithë janë mirë dhe askush nuk u lëndua rëndë. Veprimet e Greenpeace janë gjithmonë paqësore dhe jo të dhunshme. Fatkeqësisht, jo gjithçka shkoi sipas planit.”– vijon njoftimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *