Vendosni fjalën kyçe....

Goditi mjekun në detyrë brenda spitalit në Tiranë, gjykata e liron nga burgu


Akil Mazreku i kapur para një jave në tentativë arratisjeje jashtë vendit, pasi ishte shpallur person në kërkim për shkak se goditi me grusht një mjek në QSUT është liruar nga burgu.

Gjyqtari i Rrethit Gjyqësor Tiranë, Lazer Sallaku vendosi masën arrest shtëpie për Mazrekun dhe lirimin e menjëherëshëm të tij nga mjediset e paraburgimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 11 shkurt 2019, kur Akil Mazreku, goditi me grusht brenda mjediseve të QSUT-së, mjekun infeksionist me iniciale G.S.

Pas kësaj ai u largua menjëherë nga vendngjarja dhe policia e shpalli në kërkim duke e ndaluar pak ditë më vonë në tentativë për t’u larguar nga vendi. Pavarësisht kësaj, gjykata vendosi lirimin e tij nga burgu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *