Vendosni fjalën kyçe....

Sot nata e ndërrimit të viteve, Tirana dhe qytetet e tjera përgatiten për atmosferën festive


Teksa sonte në mesnatë Viti i Ri 2024 do trokasë, qytetarët po bëhen gati për të festuar mes familjarëve e miqve.

Jo vetëm kryeqyteti, por nga veriu në jug, qytetet janë veshur me dekorin festiv. Turistë të huaj, por edhe shumë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë zgjedhur që natën e ndërrimit të viteve ta festojnë në Shqipëri.

Atmosfera festive ndihet kudo, sheshet e qyteteve janë shndërruar në sofër mikpritëse.

Në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë do të ketë spektakël fishekzjarrësh. Kjo natë do të dhurojë plot emocione, ku në shesh do të ketë edhe një koncert me të ftuar si Ardit Çuni, Era Istrefi e Arilena Ara.

Atmosferë festive do të ketë edhe në qytetet e tjera të vendit.