Vendosni fjalën kyçe....

Burimi i ujit u rrethua nga hidrocentrali, banorët e Dardhës shkulin rrethimin (Video)


Banorët e fshatit Dardhë në Librazhd kanë hequr rrethimin me tela që ishte vendosur nga një hidrocentral në zonën e Gurrës së Bardhë.

Sipas banorëve, burimi i ujit ndodhej brenda rrethimit të hidrocentralit dhe ata nuk kanë mundur të marrin ujë prej më shumë se gjashtë muajsh.

Ata kanë kërkuar zgjidhjen e problemit me të cilin përballen duke u kërkuar institucioneve shtetërore të ndërhyjnë.

*Video Credit: JOQ