Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimi i Presidentit, Balla: Presim dy opinionet e Komisionit të Venecias


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë për emisionin “Real Story” deklaroi se lidhur me Komisionin Hetimor për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Ilir Meta, të ngritur nga mazhoranca do të duhet të presë opinionet e Komisionit të Venecias.

Balla theksoi se pas mbërritjes së opinioneve të Komisionit të Venecias, do duhet që Komisioni Hetimor të dalë me një raport përfundimtar dhe më pas do vendoset nëse do shkarkohet apo jo Presidenti.

Kryeministri është kryetari i ekzekutivit dhe ne e kemi dhënë përgjigjen për komisionin. Situata me koronavirusin bëri që të zgjasin mandatin deri në fund të këtij sesioni. Në 21-22 qershor do të jepet dhe verdikti final i komisionit të Venecias. Nëse keni harruar, më lejoni që t’ju Rikujtojë që presidenti i Republikës është në hetim parlamentar për dy veprimtari, për marrëdhënien e tij me dekretet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe me shkeljet kushtetuese për emërimin e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është çështje e Komisioni Hetimor të vijojë punën. Pasi të ketë marrë raportin e Venecias. Presidenti i Republikës është në hetim parlamentar për dy blloqe të rëndësishme që kanë të bëjnë me kontradikta në veprimtarinë e tij me kushtetutën. I kushtëzuar nga raporti i Venecias? Padyshim. Janë dy opinione të Venecias, njëri për zgjedhjet e 30 qershorit dhe kemi një çështje tjetër që lidhet me emërimin e një anëtare të gjykatën Kushtetuese. Të presim Venecian. Nga ana e shumicës parlamentare të qartësohemi i dhe në fund të fundit një komision hetimor parlamentar ka detyrimin të dalë me një raport përfundimtar”- tha Balla.