Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka marrëdhënie të vjetër apo të re me Metën. Kemi komunikuar institucionalisht” – Balla


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, u ka bërë thirrje deputetëve që të miratojnë zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.

Ai tha se zgjatja do jetë një ndihmë më shumë për administrimin e situatës nga ana e qeverisë si dhe një ndihmë për personelin mjekësor në vend që po përballet me pandeminë.

Balla shtoi se nuk ka asnjë marrëveshje mes Partisë Socialiste e presidentit Meta dhe se gjithë komunikimi ka qenë institucional për miratimin e domosdoshëm të ndryshimeve në Kodin Penal.

“Nuk ka asnjë marrëveshje të re apo vjetër me Ilir Metën. Meta është president, ne jemi shumica. Në kuadër të miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal kemi diskutuar me presidencën. Patëm një komunikim në mënyrë që të shmangnim zgjatjen në kohë të miratimit të ndryshimeve bë Kodin Penal. Ata dënohen me burg nëse janë përsëritës, nëse i bëjnë veprimet në mënyrë të qëllimshme dhe nëse janë ndëshkuar më parë me masë administrative.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *