Vendosni fjalën kyçe....

Thyen karantinën, 3 punonjës të fasonerisë në Krujë gjobiten me nga 700 mijë lekë


Tre punonjës të një fasonerie në Krujë, janë gjobitur me nga 700 mijë lekë të reja secili, për shkak se kanë dalë nga banesat pavarësisht se u është kërkuar që të vetëkarantinohen.

Dy prej tyre janë nga fshati Borizanë dhe tjetri në Fushë-Krujë.

Kujtojmë se Kruja është kthyer në një vatër të nxehtë të pandemisë së koronavirusit, që është konstatuar se është përhapur të paktën në dy fasoneri.

Deri dje në Krujë janë konfirmuar 23 raste me COVID-19, ndërkohë që edhe një pjesë e rasteve të regjistruara në Kurbin kanë lidhje me fasoneritë në Krujë.

Policia thotë se ka ndëshkuar me masë administrative edhe 5 administratorë lokalesh, pasi bizneset e tyre i kanë gjetur hapur pavarësisht se kjo bie në kundërshtim me rregullat e vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

DETAJET E POLICISË

Ndëshkohen me masë administrative 700.000 lekë, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm, 3 shtetas të cilët nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit.

Po gjatë kontrolleve ndëshkohen me masë administrative 5 administratorë lokalesh, për hapje të lokaleve në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu vihet në pranga një drejtues mjeti, për qarkullim pa autorizim dhe në gjendje të dehur.

Në vijim të angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, strukturat e Policisë së Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar kontrollet për personat të cilët duhet të zbatonin urdhrin për vetëkarantinim.
Në kuadër të Aktit Normativ neni 3, pika 4/c, janë vendosur masat administrative për shtetasit:

-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë;
-O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë;
-A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;

Këtyre shtetasve, punonjës në një fasoneri në Krujë, e cila është mbyllur me datë 15.04.2020, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në Krujë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 subjekte (lokale) të hapura, ndaj të cilëve është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Z., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 8, Durrës, duke lëvizur me mjetin tip “Volksëagen” pa autorizimin përkatës dhe në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *