Vendosni fjalën kyçe....

Interi e Juventusi përplasen për 32-vjeçarin e Napolit


Juventusi e Interi pritet të përplasen sërish në merkato, kësaj here për talentin e Napolit. Bëhet fjalë për lojtarin e kombëtares belge, Mertens, i cili sipas të gjitha gjasave do largohet në merkaton e verës.

Fillimisht Interi dukej pa rivalë në këtë garë por së fundmi trajneri Sarri u ka kërkuar drejtuesve të klubit të afrojnë mesfushorin 32-vjeçar.

Edhe pse në moshë jo të re, Mertens po paraqitet mirë me napolitanët dhe mund të luajë edhe për një apo dy sezone në nivele të larta sipas drejtuesve të klubeve italiane

. Pas Milik, trajneri Sarri kërkon të marrë të Juventusi një tjetër ish-lojtar tijin e nuk do ishte çudi që sezoni i ardhshëm ta gjente Mertensin në Torino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *