Vendosni fjalën kyçe....

Basha këmbëngul: Duhet strategji e re, të rriten testimet


Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë për Syri Tv ka përsëritur edhe një herë se vendit u duhet një strategji e re në përballjen ndaj pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas Bashës, e rëndësishme dhe kryesore është rritja e testeve, ndërsa i ka quajtur vendimet e kryeministrit Edi Rama anti-kushtetuese.

Diçka thotë në mëngjes e diçka thotë në darkë., Në vend që të përdorë institucionet dhe kushtetutën përdor Facebook-un për propagandë, Po ku jemi? Kurba e infenksioneve vazhdon si kreu i qeverisë. Nuk është marrë asnjë masë për parandalim. Duhen rritur testet, duhet një strategji e re. Këto janë vendime qesharake dhe anti-kushtetuese”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *