Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në FRPD/ Basha u përgjigjet akuzave: Sajesa të fabrikuara për interesa personale, mandati i Këlliçit ka mbaruar


Kreu i Partisë Demokratike ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi ditën e sotme në Selinë Blu me grupin e punës për procesin e zgjedhjeve të kryetarit të ri të FRPD-së.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat se vendimi për zgjedhjet në strukturat drejtuese të Forumit Rinor të PD-së, është hakmarrje ndaj kreut aktual të forumit Belind Këlliçi, i cili iu bashkua “Foltores” së ish-kryeministrit Berisha.

 “Jo nuk është aspak e vërtetë, sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë FRPD nën drejtimin tim ka zhvilluar zgjedhje me një anëtar një votë. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe sërish të rinjtë dhe të rejat do zgjedhin me një anëtar një votë kryetarin. Ne kemi shumë sfida përpara por asgjë s’mund të pengojë PD-në që të zbatojë normat statutore të demokracisë, aq më pak interesat personale.”- deklaroi Basha.