Vendosni fjalën kyçe....

Di Maio pret 60 infermierët shqiptarë: Certifikata e dytë e miqësisë mes dy vendeve


Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio pasi priti të 60 infermierët e nisur nga Shqipëria për të ndihmuar kolegët e tyre në luftën ndaj koronavirusit, falënderoi përsëri vendin tonë.

Sipas Di Maios, kjo është certifikata e dytë që tregon miqësinë mes dy vendeve duke e konsideruar Shqipërinë si një nga kontribuuesit kryesorë për Italinë në përballjen ndaj koronavirusit.

Kjo është një pjesë tjetër e kontingjentit të forcave të bardha shqiptare që kanë ardhur për të na dhënë një dorë”, tha kreu i diplomacisë italiane pasi përshëndeti punonjësit e shëndetit – teksa mbante një maskë me tre ngjyra si flamuri i Italisë- të shoqëruar nga zv/ministri i jashtëm shqiptar. “Janë 60 infermierë që do të shkojnë direkt në rajonin e Marche, autobusët e ushtrisë do t’i çojnë ata direkt në rajonin e Marche në orët e ardhshme: është një rajon i prekur shumë që do të ndihmohet”- tha ai.

Falënderoj kryeministrin Edi Rama, të gjithë qeverinë dhe gjithë popullin shqiptar”- përsëriti Di Maio, “për certifikatën e dytë të shkëlqyer të miqësisë, me një shenjë konkrete të njerëzve që do të shkojnë për të shpëtuar jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojnë mjekët dhe infermierët tanë të marrin frymë pas më shumë se një muaji- rreth 40 ditë – të Italisë të mbyllur dhe në luftë kundër virusit që po sjell shenjat e para pozitive”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *