Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 562 numrin total të të infektuarve në vend. Këto janë rezultatet e nxjerra nga 231 testime.
Edhe pse vihet re një ulje në numrin e rasteve të reja ditore në përgjithësi, sot ka 5 raste të reja më shumë se dje dhe rritja lidhet me bashkinë e Krujës, nga ku rastet e para dy ditëve lidheshin me punën në një fasoneri.
Siç vihet re edhe në hartën e ilustruar më poshtë, sot kemi 7 raste të reja në Krujë, 5 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.
Kështu, sot në Krujë numri i të infektuarve ka shkuar në 18.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin në total të tyre në 314. Kjo do të thotë se aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.