Vendosni fjalën kyçe....

Gwyneth Paltrow nxjerr në ankand fustanin më të keq në garderobën e saj, për të ndihmuar në krizën e koronavirusit


Aktorja Gwyneth Paltrow është kritikuar ashpër nga fansat në lidhje me një fustan që ajo ka nxjerrë në ankand, për të dhuruar paratë për krizën e krijuar nga koronavirusi.

Fustani që Paltrow vendosi të nxjerrë në ankand është një fustan argjendi me rruaza i Calvin Klein, që ajo e veshi në ceremoninë e Oscar të vitit 2000.

Aktorja thoshte se fustani që kishte zgjedhur ishte i duhuri, pasi stili i përkiste fundit të viteve ’90, që është rikthyer përsëri në industrinë e modës.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, pra për çfarë arsye janë mërzitur fansat? Për një arsye të thjeshtë sepse në një intervistë të para disa viteve, aktorja shprehej se fustani nuk ishte i veçantë dhe madje i mërzitshëm. Pra në të gjithë garderobën e saj, Paltrow ka zgjedhur të dhurojë një fustan që as nuk e pëlqente dhe s’kishte ndërmend ta vishte më kurrë.

Fansat i kujtuan aktores intervistën, ku rendiste fustanet e saj më të mira dhe më të këqija të ceremonisë së Oskarëve.

“E para është Calvin Klein. Është një fustan i rregullt, por jo material për Oscar. Unë e zgjodha atë sepse doja të zhdukesha atë vit”, thoshte ajo dhe e rendiste atë si fustanin më të keq që ka veshur ndonjëherë, sëbashku me një fustan tjetër të McQueen .

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *