Vendosni fjalën kyçe....

Grenell mbështet Thaçin për krijimin e qeverisë së re: I hap rrugë fillimit të dialogut me Serbinë


I dërguari special i presidencës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar mbi postimin e Presidentit Hashim Thaçi në Twitter në të cilin ky i fundit tha se javën e ardhshme do ndërmerrte veprime për formimin e qeverisë së re me parlamentin aktual.

Ndërsa në postimin e tij Grenell duket se mbështet një qeveri të re dhe kërkon që të hiqet plotësisht taksa ndaj Serbisë duke mos rënë dakord me vendimin e Kryeministrit në Detyrë Albin Kurti me vendosjen e reciprocitetit.

Sipas Grenell me heqjen e taksës plotësisht filloni dialogu i cili do ndërtojë besim mes palëve.

Pasi të bien tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me zell. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Më shumë do bëhet së shpejti”-shkruan Grenell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *