Vendosni fjalën kyçe....

Italia prezanton aplikacionin që do gjurmojë të infektuarit me koronavirus


“Immuni” është aplikacioni që në Itali do të gjurmojë të infektuarit me koronavirus.

Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte ka firmosur tashme kontratën me kompaninë projektuese ‘Bending Spuns’.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Itali, aplikacioni i gjurmimit të rasteve të infektuar do të jetë mjaftë i rëndësishëm për Fazën 2 të emergjencës nga koronavirusi.

“Immuni” fillimisht do ekperimentohet në disa rajone, kryesisht në very të vendit dhe më pas do të aplikohet në të gjithë Italinë.

Ministrja e Inovacionit, Paola Pisano ka thënë se ‘Aplikacioni për gjurmimin e kontaktit nuk ka për qëllim gjeolokimin, por rindërtimin e çdo kontakti mes njerëzve, raporton Scan-tv.

Si funksionon aplikacioni

Pisano, tregon mënyrën italiane për të luftuar koronavirusin në ditët e telefonave inteligjentë.

Aplikacioni regjistron sinjalet e afërsisë falë Bluetooth dhe ëi-fi, dhe paralajmëron ata që kanë rënë në kontakt me një person që është pozitiv nga Covid-19.

Në rast se dikush dëshmohet pozitiv, operatori mjekësor i cili duhet të jetë i autorizuar, përmes një kodi identifikimi anonim do të dërgojë një mesazh alarmi për të informuar të gjithë ata përdorues, të identifikuar gjithmonë në mënyrë anonime, të cilët kanë rënë në kontakt me atë që ka kontaktuar më parë virusin.

Aplikacioni funksionon mbi një regjistër mbi gjendjen e shëndetit të personit dhe simptomat e tij të mundshme. Asnjë nga të dhënat e mbledhura nuk do të shpërndahet para se pacienti, nëse preket nga covid-19, ka vendosur të jap dakordësin e tij.

Paola Pisano tha se “qëllimi është të zvogëlojmë mundësinë e infektimit, por nuk do të jetë një aplikim i vetëm që do të zgjidhë gjithçka.
Sidoqoftë, problemi i vullnetarizmit mund të rrezikojë efektivitetin e këtij mjeti pasi personat janë të detyruar të deklarohen në momentin e instalimit të aplikacionit apo në pyetësorët në internet.

Eshtë e vërtetë që të gjitha këto sisteme janë vetëm një pjesë për të luftuar pandeminë, por ato janë gjithashtu të rëndësishme “të frenojnë koronavirusin pa aplikimin e karantinës në masë- thotë një studim i Universitetit të Oksfordit, botuar në revistën Science.

Sipas studimit, nga një e treta deri gjysma e  transmetimeve të koronavirusit ndodhin nga individë asimptomatikë. Kjo është arsyeja pse një aplikacion mund të çojë në kontroll të epidemisë dhe gjithashtu të lejojë vendet të rifillojë funksionimin për sa kohë që aplikacioni përdoret nga shumica e qytetarëve.

“Ne jemi në një fushë eksperimentale që mund të ndihmojë në luftimin e virusit dhe në të njëjtën kohë mund të mos jetë i pagabueshëm”, thotë Paola Pisano, “se për të arritur rezultate të prekshme rruga mund të jetë akoma e gjatë.”