Vendosni fjalën kyçe....

Kampusi sportiv i Manchester City F.C. në Durrës/ Hapet thirrja për drejtor ekzekutiv të Fondacionit ‘Durrës City’


Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë shpalljen për drejtues të Fondacionit “Durrës City”, i cili do të ndjekë të gjitha hapat dhe procedurat për krijimin e kampusit sportiv: Shkollës së Futbollit të Manchester City FC dhe Akademinë Elitare në qytetin e Durrësit.

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur në datat 25 – 30 Maj.

Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përmendura në këtë thirrje, janë të lutur të aplikojnë brenda afatit të caktuar.

Të gjitha detajet e mëtejshme i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://arsimi.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-drejtor-ekzekutiv-te-fondacionit-durres-city/