Vendosni fjalën kyçe....

Del lista, këto janë bizneset që do hapen duke nisur nga e hëna


Sapo është publikuar në portalin e-Albania lista e plotë e bizneseve që do të hapen duke nisur nga dita e hënë.

Bizneset që paraqiten në listën e mëposhtme, do të lejohen të rifillojnë aktivitetin e tyre ekonomik prej të hënës nga ora 05:30 deri në 17:30.

Por siç ka njoftuar kryeministri Edi Rama një ditë më parë, të gjitha këto duhet të rinisin aktivitetin duke zbatuar masa strikte për sigurinë dhe distancimin e punonjësve.

Kështu, lista parashikon rihapjen e aktivitetit për tregtinë me shumicë dhe pakicë për disa produkte. Do të lejohet tregtia veshjeve, e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, luleve, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, hotelet. Kliko këtu për të parë listën e plotë.

Ndërsa bizneset si bare, restorante e parukeri do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *