Vendosni fjalën kyçe....

Tregtia shënon rënie gjatë pandemisë në Shqipëri, bien eksportet dhe importet


Eksportet shqiptare kanë njohur një rënie të fortë në muajin mars, edhe si rrjedhojë e masave të mbylljes së kufijve dhe masave për parandalimin e përhapjes së pandëmisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera.

Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se në Mars 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 mld lekë, duke u ulur me 36,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 29,0 %, në krahasim me Shkurt 2020.

E njëjta tendencë ëhstë konstatuar edhe me importet. Importet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me 25,4 %, në krahasim me një vit më pare dhe me 19,3 %, në krahasim me Shkurt 2020. Deficiti tregtar i këtij muaji është 24 mld lekë, duke u ulur me 14,9 %, krahasuar me Mars 2019 dhe me 10,2 %, në krahasim me Shkurt 2020.

Në tremujorin e parë 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 66 mld lekë, duke u ulur me 9,0 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 135 mld lekë, duke u ulur me 8,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 70 mld lekë, duke u ulur me 8,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019, raporton Scan-tv.

Kush ndikoi?

Rënia vjetore e eksporteve prej 36,2 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -18,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me 0,04 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij tremujori janë ulur me -9,0 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Tekstile dhe këpucë” me -7,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,1 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +0,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Rënia vjetore e importeve prej 25,4 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -7,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje.

Si tremujor, importet janë ulur me 8,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019. Grupet që kanë ndikuar neativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -2,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,9 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *