Vendosni fjalën kyçe....

UEFA cakton datën e finales së Ligës së Kampionëve


Situata e Koronavirusit është drejt përmirësimit në disa shtete europiane dhe për këtë arsye UEFA ka filluar të mendojë për rinisjen e futbollit.

Ende nuk dihet një datë fikse për kampionate të ndryshme se kur do të rinisë futbolli, por shumë hipoteza janë për në fund të majit dhe në fillim të qershorit, normalisht nëse situata e pandemisë shkon drejt përmirësimit.

Përveç rinisjes së kampionateve te UEFA po mendojnë edhe për kompeticonet europiane, të cilat priten që të luhen gjatë verës. Sipas lajmeve të fundit UEFA e ka vendosur datën dhe finalja e Ligës së Kampionëve është planifikuar të luhet në 28 ose 29 gusht në Stamboll.

Tashmë pritet që gjithçka të rikthehet në normalitet dhe të vendoset se çfarë do të ndodhë me ndeshjet e tjera për të mbërritur deri te finalja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *