Vendosni fjalën kyçe....

Nis hapja e plazheve në SHBA


Plazhet në Jacksonville, Florida, do të fillojnë rihapjen këtë mbrëmje me kufizime.

Në 17:00 sonte, me kohën lokale, plazhet në qytet do të rihapen ‘me kufizime vetëm për aktivitetet thelbësore’.

Kryebashkiaku Lenny Curry tha: “Ky mund të jetë fillimi i rrugës në jetën normale. Ju lutemi respektoni dhe ndiqni këto kufizime. Qëndroni brenda udhëzimeve për sigurinë tuaj, si dhe për sigurinë e fqinjëve tuaj.”

Sipas Neës 4 Jax, ‘aktivitetet thelbësore’ përfshijnë pjesëmarrjen në aktivitete argëtuese në përputhje me udhëzimet për distancimin shoqëror, siç janë ecja, vrapimi, noti, peshkimi, ecja e qenve dhe surfimi.

Plazhet do të jenë të hapura nga ora 6 e mëngjesit deri në 11 të mëngjesit çdo mëngjes dhe nga ora 17:00 në mbrëmje – 20:00.

Plazhet ishin mbyllur në Xheksonville që nga 20 marsi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *