Vendosni fjalën kyçe....

Aviacioni Civil: Hapat që duhet të ndjekin qytetarët për riatdhesimin


Autoriteti i Avaicionit Civil ka publikuar të gjitha hapat që duhet të ndjekë çdo qytetarë që është i interesuar  për riatdhesimin.

Vizitoni faqen airalbania.com.al dhe më pas rublikën “riatdhesime”.

Klikoni në linkun e hoteleve të cilat janë transformuar në struktura karantinuese covid-19. Prenotoni hotelin e karantinimit dhë bëni pagesën online sipas formularit që do të paraqitet 7 euro/dita.

Me kodin e hotelit që do t’iu vijë në email ktheu në faqen e Air Albanaia dhe prenoto biletën.

Me konfirmimin e hotelit dhe biletës, paraqituni në aeroport në datën, që do tju njoftohet nga Air Albania.

Me mbërritjen në Shqipëri do të shoqëroheni në hotelin e rezervuar, ku do të karantinoheni për 14 ditë.

Këtë fundjavë do të fillojnë fluturimet nga Roma, Milano dhe Stambolli.

Air Albania do të fluturojë gjithashtu drejt Barit, Frankfurtit, Parisit dhe Londrës.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *