Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari thyen rregullat e vendosura për shkak të koronavirusit, ngrihet të flasë nga foltorja


Sot Kuvendi u mblodh pas një muaji, por me deputetët të detyruar të zbatojnë disa rregulla për skak të pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse është caktuar që të gjithë deputetët të flasin nga vendi ku janë të ulur, deputetja Rudina Hajdari është ngritur në këmbë për të folur nga foltorja.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tha se mund të fliste nga vendi, por deputetja refuzoi. Ajo tha se dëshironte që ta “dëgjojë populli”.

Ruçi këmbëngul: ”Mund të flasësh aty nga vendi, ka kamera dhe aty, ne për shëndetin tuaj e kemi”

Por jo, Hajdari përsëri këmbënguli të fliste nga foltorja. Ajo foli për varfërinë ekstreme me të cilën po përballen shumë familje shqiptare. Sipas saj, situata ekonomike ka nxjerrë në pah diferencat sociale mes njerëzve në vendin tonë.