Vendosni fjalën kyçe....

“Mund të ishim përballur me 18 mijë viktima” – Deklarata e fortë e kryeministrit


Kryeministri Rama deklaroi në Kuvend se sipas projeksioneve të ekspertëve, nëse nuk do ishte marrë asnjë masë, vendi mund të përballej me 18 mijë viktima.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se sipas projeksioneve të qeverisë pa marrjen e masave vendi mund të përballej me 2800 të vdekur.

“Jo projeksionet tona, por të ekspertëve të pavarur flisnin për mundësinë potenciale që nëse nuk do të ishte marrë asnjë masë, ne do të kishim 18 mijë të vdekur, ndërsa projeksionet tona pa marrjen e masave flisnin për 2800 të vdekur. Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe për atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që mund të hedhë poshtë faktin që Shqipëria ja ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm. Asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë se sa kemi bërë ne.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *