Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Shkëmbim opinionesh me Metën dhe Bashën për hapjen graduale në vijim


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke shkruar se ishte një mbledhje e gjatë por e dobishme.

Rama zbuloi se shkëmbeu opinione me Presidentin Ilir Meta dhe kryeopozitarin Lulzim Basha për hapjen graduale në javët në vijim të vendit pas masave për mos përhapjen e koronavirusit.

Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe”- shkruan Rama.