Vendosni fjalën kyçe....

Francë: 1438 viktima dhe 4560 të infektuar me koronavirus në 24 orë


Franca ka shënuar një ditë tragjike pasi 1 mijë e 438 pacientë ndërruan jetë vetëm në 24 orët e fundit prej COVID-19.

Tashmë numri total i viktimave në Francë ka shkuar në 17 mijë teksa dita e sotme shënoi një pothuajse dyfishim të shifrave.

Numri i të infektuarve në Francë ka shkuar në 147 863 ndërsa në 24 orë u shtua me 4560 persona.

15 prilli ishte dita më e keqe që ka kaluar Franca që kur ka filluar përhapja e COVID-19 me më shumë viktima teksa Presidenti Macron ka lajmëruar se deri më 11 maj nuk ndryshon izolimi.