Vendosni fjalën kyçe....

Prishja e bizneseve në Velipojë, reagon Basha: Rama po grabit pronat pa ligj për oligarkët


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për aksionin e IKMT-së në Velipojë për prishjen e ndërtesave buzë detit.

Basha thotë se Rama po prish pa ligj bizneset për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët.

Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do ti rimbyllë në karantinë RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *