Vendosni fjalën kyçe....

Palmer: SHBA-ja ka ndihmuar financiarisht Shqipërinë  për të blerë pajisje mbrojtëse mjekësore


Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ë një intervistë me gazetaren Helena Djordjevic të shërbimit serb të Zërit të Amerikës tha SHBA-të janë kontribuues direkt në vendet e Ballkanit Perëndimor edhe në krizën e koronavirusit duke thënë se ka alokuar fonde për të blerë mjete mjekësore apo teste si edhe pajisje mbrojtëse.

“Para së gjithash, është ndihma financiare që po shkon direkt në vendet në fjalë. Këto fonde shkojnë për të blerë komplete testesh, pajisje mbrojtëse personale, reagentë që janë kimikatet e domosdoshme për të kryer testimin, pajisje dhe komplete dezinfektimi në mënyrë që objektet publike të mund të mbahen të sigurta. Ekziston edhe asistenca që ne do të vazhdojmë të japim në të dy vendet në forcimin e aftësive institucionale. Është shumë e rëndësishme që qeveria të jetë e aftë dhe në përgjigje të nevojave të qytetarëve, dhe kjo kërkon zhvillim institucional.

Kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë ndër vite. Pra, përkrahja e mediave të pavarura dhe lirisë së medias, për shembull është pjesë e punës për t’u siguruar që qeveria të jetë e përgjegjshme dhe të japë zgjidhje. Mbështetja e një gjyqësori të pavarur siguron që qytetarët të kenë qasje në institucione që janë të konceptuara për të kufizuar, kanalizuar dhe përqëndruar veprimet e qeverisë. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe gjetkë në rajon për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt kërcënimit mjekësor nga virusi dhe mundësimin e strukturave institucionale që bëjnë të mundur që qeveritë të jenë efektive dhe të përgjegjshme ndërsa përballen me këtë sfidë”-tha zoti Palmer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *