Vendosni fjalën kyçe....

“Paguani detyrimin” – Kina i kërkon SHBA-së të mos ia ndërpresë fondet OBSH-së


Kina tha të mërkurën se SHBA-ja duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) gjatë krizës së koronavirusit, duke shtuar se ishte “seriozisht e shqetësuar” për vendimin e Uashingtonit për të pezulluar fondet për institucionin.

Siç raportoi Breitbart News, presidenti Donald Trump urdhëroi prerjen e fondeve ndaj OBSH-së duke kërkuar që ata të përgjigjen për dështimet e tyre për të paralajmëruar siç duhet botën për koronavirusin, duke vendosur korrektësinë politike mbi masat e shpëtimit të jetës.

“Kina është seriozisht e shqetësuar për njoftimin e SHBA-së për të pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Zhao Lijian, në një konferencë për shtyp.

“Ne i kërkojmë SHBA-së që të përmbushë përgjegjësitë dhe detyrimet e saj dhe të mbështesë veprimin ndërkombëtar të udhëhequr nga OBSH-ja kundër epidemisë,” – shtoi Zhao, duke pretenduar se agjencia luan një “rol të pazëvendësueshëm” kundër pandemisë.

SHBA-ja është financuesi më i madh i OBSH-së, duke siguruar 400 milionë dollarë vetëm vitin e kaluar, afërsisht 15 përqind të buxhetit të saj.