Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Votimi i Kodit Zgjedhor pa konsensus është ftesë për në diktaturë


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Tempora” në Ora Neës deklaroi se votimi i Kodit Zgjedhor në mënyrë të njanëshme do të thotë ftesë për rikthim në diktaturë.

Kreu i Shtetit tha se gjithmonë ndryshimet janë bërë me konsensus.

Marrëveshja është shkelur sepse nuk ka ndodhur që rregullat e lojës që të vendosen nga vetëm një palë, sepse mazhoranca nuk është e përjetshme. Kodi Zgjedhor është vendosur gjithmonë me konsensus më parë, se nuk po flas me këtë farë parlamenti. Kjo nuk është më demokraci, por një ftesë për rikthim në diktaturë.

Kjo është një përpjekje e qëllimshme për ta nxjerrë vendin nga shinat Evropiane. Pasojat e kësaj historia janë që vendi ynë ka qenë para Serbinë dhe Malit të Zi, ndërsa sot dihet se ky është Serbia dhe Ky është Shqipëria. Nuk bëhet fjalë që negociatat të mos hapen as pas zgjedhjeve.

Shqipëria është kryetare e radhës e OSBE-së dhe kryetari pengon ekspertizën e OSBE/ODHIR për zgjedhjet. Nuk ka situatë më absurde. Për KE negociatat duhet të ishin hapur një 3 herë deri më tani, por ata matin rezultate në terren”-deklaroi Berisha.  

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *