Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta e veja e Millosheviçit, e njohur si “Lady Makbeth e Ballkanit”


Ndahet nga jeta Mirjana Markoviç, gruaja e ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç.

BBC” shkruan se Markoviç vdiq dje në Moskë në moshën 77 vjeçare. Sipas raporteve, Markoviç ndërroi jetë në një spital në kryeqytetin rus për shkak të disa komplikimeve që i shkaktuan asaj  edemin pulmonar.

E njohur si “Lady Makbeth e Balkanit”, Markovic ishte një figurë e rëndësishme politike gjatë kolapsit të Jugosllavisë në vitet ’90. Ajo ishte një nga këshilltaret më të besuara dhe më me ndikim të bashkëshortit të saj, para se të arrestohej në vitin 2001, por iku në Rusi dy vjet më vonë.

Millosheviç vdiq në vitin 2006 ndërsa po mbahej në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Holandë. Ai akuzohej për genocid dhe krime të tjera për rolin e tij në luftërat e viteve 1990.

Në vitet 1990, Mirjana Markoviç themeloi të Majtën Jugosllave (JUL) një parti të vogël politike me ndikim të madh politik dhe ekonomik, e cila bashkëjetoi me Partinë Socialiste (SPS) të bashkëshortit të saj deri në tetor 2000.

Pas përmbysjes së regjimit të Millosheviçit, emri i Mirjanës Markoviç është përfshirë në vepra të ndryshme kriminale.

Raportet e shtypit e lidhën atë me rrëmbimin dhe vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliç, ndërsa ajo u dyshua se kishte urdhëruar vrasjen e gazetarit Slavko Tsouvuves.Po ashtu emri i saj përmendej në kontrabandën e cigareve.

Megjithatë asnjë nga këto raste nuk është ndjekur penalisht kundër Markoviç nga drejtësia serbe.

Që nga viti 2003, kur shkoi në Moskë, Mirjana Markoviç kurrë nuk e vizitoi Serbinë. Dhe nuk mori pjesë as në varrimin e burrit të saj Sllobodan Millosheviq i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën e burgut Penale për ish-Jugosllavinë.

Ata ishin të martuar për katër dekada dhe ishin pothuajse të pandashëm deri në ekstradimin e Millosheviçit.

Markoviç dhe Millosheviç u takuan që fëmijë, në qytetin e Pozarevac dhe u martuan në vitin 1965.

Ata që i njihnin thanë se çifti u bashkua për shkak të historive familjare tragjike – prindërit e Millosheviçit bënë vetëvrasje, ndërsa nëna e Markoviç u largua nga burri i saj për shkak të dallimeve politike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ata kishin dy fëmijë – vajza Marija dhe djali Marko, i cili ka jetuar në Rusi me Markoviç. Vajza e saj Marija Millosheviç u largua nga familja pas vdekjes së babait në vitin 2006 dhe ka jetuar në Malin e Zi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *