Vendosni fjalën kyçe....

“Viti shkollor do mbyllet, s’besoj të ketë bonus financiar për mësuesit” – Ministrja e Arsimit


Viti shkollor aktual nuk ka për të humbur ndërsa provimet e pjekurisë do zhvillohen në kohën e përcaktuar.

Sipas ministres së Arsimit, Shahini, synimi është mbyllja e vitit shkollor ndërsa tha se para provimeve të maturës ka mundësi që nxënësit të shkojnë dy javë në shkollë për mësim.

“Ne do ta mbyllim këtë vit shkollor, ndoshta me më pak kurrikula, por do ta mbyllim e kjo është e sigurt. Ne do të mbyllim provimet e maturës. Është e rëndësishme që së paku të bëhen dy javë mësim në shkollë, para se të shkojmë në maturë. Nëse arrihet kjo, jemi në rregull që ta bëjmë testin e maturës. Unë shpresoj shumë që nxënësit tanë të kthehen në bankat e shkollës, sepse kjo na ndihmon më shumë ta mbyllim këtë vit shkollor. Është e rëndësishme që të mos humbet ky vit”, tha ministrja.

Ajo shtoi se vetëm 2 përqind e nxënësve nuk janë të përfshirë në mësimin online për mungesë interneti. Shahini tha se edhe në universitete mësimi po bëhej online ndërsa theksoi se për mësuesit nuk do ketë shpërblim financiar.

“Çdo punë nga shtëpia do të konsiderohet sikur të ishte provim. Nuk besoj se do të ketë bonuse financiarisht për mësuesit, pasi kemi pasur tërmetin, këtë pandemi ku ndihmojmë ata që janë më në nevojë, andaj nuk mund të ketë financim, por vetëm falënderim”, tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *