Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në Durrës e Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla dhe të peshkimit


Si rezultat i motit të keq që ka përfshirë shumicën e vendit, kapiteneria e portit të Vlorës dhe Durrësit kanë ndaluar lejimin për lundrim të barkave të vogla dhe anijeve të peshkimit.

Sipas njoftimit, përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 18 shtator.

Në portin e Durrësit nuk ka pasur bllokime lundrimi të mjeteve të mëdha lundruese. Tragetet kanë hyrë dhe kanë hyrë në port që në orën 6 e 30. Edhe në Durrës njësoj si në Vlorë peshkatoret nuk kanë dalë në det nga koha e keqe.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 17-18 shtator 2022 nga ora 01:00 deri në orën 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17 shtator 2022 deri ne datën 18 shtator 2022.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 18 shtator 2022 ora 20:00”-thuhet në njoftim.