Vendosni fjalën kyçe....

68 të infektuar në 24 orë shkon në 828 numri i peronave me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve të realizuara, 68 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 828.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 68 raste të reja me COVID-19 që përfshijnë nëntë qytete, ndërsa numri më i madh i tyre është në Kumanovë (18), Shkup (15), Prilep (14), Strugë (dhjetë).

Gjendja e të prekurve është stabile përveç 26 rasteve që ndodhen në aparate të frymëmarrjes në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 404 teste që e çojnë në 8,057 numrin e testeve të kryera për sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Të dielën, siç ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, nuk janë regjistruar viktima të reja dhe numri i vdekurve është 34, shumica e të cilëve janë nga Shkupi dhe Kumanova.

Numri i personave të shëruar ka arritur në 41. Ndërkohë, nga disa qendra të karantinës shtetërore janë lëshuar 280 persona të cilët do t’iu nënshtrohen izolimit shtëpiak prej 14 ditëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *