Vendosni fjalën kyçe....

Madonna humb tre miq brenda pak orësh: Sot nuk ishte një ditë e mirë (VIDEO)


Madonna ka publikuar çdo ditë një video gjatë qëndrimit në karantinë për shkak të koronavirusit.

Por në videon e fundit, ka zbuluar e pikëlluar se ka humbur tre miq për shkak të pandemisë.

Në videon e çuditshme, Madonna ulet në një tavolinë në një dhomë të errët dhe shtype në një makinë shkrimi ndërsa në sfond ka muzikë me kotarë.

 “Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar….Metri i dhimbjes ka kaluar mbi 10 dhe unë dua, duhet, kam nevojë të dal nga trupi im”, shprehet këngëtarja në video.

Ikona e popit më pas foli për humbjet e saj në 24 orët e fundit. Ajo tha se kishin ndërruar jetë kushëriri i saj, vëllai i rojes së saj të sigurisë dhe drejtuesi i muzikës Orlando Puerta, i cili punoi për shumë këngë të saj.

“Sot nuk ishte një ditë e mirë”– tha ajo.

Aktualisht Madonna po strehohet në Londër. Ajo njoftoi javën e kaluar se i ishte bashkuar  thirrjes së Bill dhe Melinda Gates për të ndihmuar fondacionin e tyre për të gjetur një kurë për COVID-19.

 

View this post on Instagram

 

…………… #quarantine #covid19 #stayhome #staysafe @ncrfilms

A post shared by Madonna (@madonna) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *