Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet me koronavirus adoleshenti në fisin e largët të Amazonës




Një 15-vjeçar nga një fis indigjen i largët në pyjet e shiut të Amazonës, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Që nga e premtja, adoleshenti nga fisi Yanomami mbetet në kujdes intensiv, në një spital në shtetin e Roraimas në Brazil.

Ministri i shëndetësisë, Luiz Henrique Mandetta tha se çështja është “shqetësuese” duke marrë parasysh izolimin e fisit nga bota e jashtme.

I riu raportohet se kishte vështirësi në frymëmarrje dhe ethe, midis simptomave të tjera, shkruan  FoxNews.

Fisi Yanomami, banon në rajonin kufitar Venezuela-Brazil dhe vlerësohet të ketë rreth 22,000 anëtarë në anën braziliane.

Fisi ka njohuri të gjera botanike dhe përdor rreth 500 bimë për ushqim, ilaçe apo për ndërtimin e shtëpive. Ata e sigurojnë ushqimin përmes gjuetisë, duke mbledhur bimë apo duke peshkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *