Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen tre persona pas sherrit në Ksamil, nisen drejt Tiranës


Tre persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Ksamil, pas një sherri me sende të forta. Të plagosurit mësohen se janë pjesëtarë të së njëjtës familje.

Sipas televizionit “News 24”, të plagosurit janë biznesmeni Tiku Ahmeti, Flamur Ahmeti, Luli Ahmeti.

Këta të tre dyshohet janë konfliktuar me disa shtetas të tjerë por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe cilët ishin personat me të cilët u konfliktuan.

Të tre të plagosurit po marrin trajtim në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Më datë 07.06.2022, në zonën e quajtur ‘4 valltarët’, Ksamil, shtetasi Gj. A., së bashku me disa persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta shtetasit L. A.,  F. A. dhe A. A., banues në Ksamil, të cilët janë transportuar për në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- bën me dije Policia.