Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr videon: Sapo kanë mbërritur 25 mijë vaksina “Sputnik V”


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga mbërritja e sasive të reja të vaksinës “Sputnik” të Rusisë në vendin tonë. Bëhet fjalë për 25 mijë doza.

 “Instituti i Shëndetit Publik – Sapo kanë mbërritur edhe 25 MIJË doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 MIJË sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vend.

Ministrja Ogerta Manastirliu ndjek nga afër procesin dhe apelon qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes, pasi do të ulet fasha e vaksinimit.“- shkruan Rama.


Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se me mbërritjen e dozave të reja, Shqipëria është gati të ulë fashën e vaksinimit duke filluar me ata qytetarë që janë mbi moshën 57-59 vjeç.

“Jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit, duke filluar nga plus 59, 58, 57 vjeç. Ftojmë të gjithë qytetarët të vaksinohen. Ne do të vijojmë me të gjithë planin kombëtar të vaksinimit. Objektivi ynë është që të arrijmë në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor e më tej për të vijuar me kalendarin e vaksinimit e me kontrata të reja, për t’u siguruar që deri në pranverën e ardhshme të kemi vaksinuar gjithë popullsinë.”- tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *