Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO/ Ka ndihmuar 50 familje në nevojë, Rudina Hajdari ka një apel të fortë


Deputetja Rudina Hajdari është angazhuar në këto kohë të vështira për qindra e qindra familje shqiptare në ndihmë të njerëzve më në nevojë.

Hajdari është angazhuar në zonën ku ajo është votuar si deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, atë të Laprakës.

Ajo ka ndihmuar 50 familje në nevojë, ndërsa në një mesazh publik, deputetja Hajdari apelon që gjithkush që ka mundësi të angazhohet për të ndihmuar familjet në nevojë.

“Ne sapo kemi ndihmuar familjen e 50 në zonën e Laprakës, por të gjithë bashkë duhet të ndihmojmë familjet më në nevojë, në mënyrë që edhe ato të kenë të siguruara gjërat më bazike, që të respektojnë edhe këto familje rregullat dhe të qëndrojnë në banesat e tyre”, tha Hajdari në një mesazh bërë publik në rrjetet sociale.

Hajdari i ka drejtuar një apel qytetarëve që kanë mundësi të ndihmojnë të angazhohen vetë dhe të mos ia lenë në dorë bashkive që nuk i kanë mundësitë për të ndihmuar familjet në nevojë.

“Nëse ne nuk i sigurojmë njëri-tjetrit ushqimet e domosdoshme, atëherë këto familje do të dalin në rrugë në kërkim të sigurimit të ushqimit”, tha Hajdari.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Boldnews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *