Vendosni fjalën kyçe....

“Kush vjen nga jashtë të vetëizolohet në hotel me shpenzime e veta. Shkodra minë me sahat”


Kryeministri Rama tha sot se çdo person që vjen në kufi me dokumente rezidente të vendeve të tjera nuk do lejohet të hyjë ndërsa kush vjen me pretendime të tjera do vetëkarantinohet në hotele me shpenzimet e veta.

Ai tha gjithashtu se në kufijtë me Greqinë situata nuk është aspak kritike, pasi sipas tij ka vetëm disa makina me shqiptarë që janë rezidentë në Greqi dhe duan të kthehen për të takuar familjet e tyre.

“Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të hyjmë në proces të ndërmjetëm, dhe kushdo qe do të vije në kufi me dokumente rezidente në vende të tjera, nuk do lejohet të hyjë. Kush vjen me pretendime të tjera, do të karantinohen në hotele, në dhomë mbyllur me shpenzimet e veta. Është e vetmja mënyrë për të mbrojtur popullin tonë, Shqipërinë nga katastrofa dhe mund të mundësojmë hyrjen për ata që janë vërtet me një arsye. Ardhja nga rezidentët është e papranueshme. Është papërgjegjshmëri. Sidoqoftë brenda 24 orësh do të bëhet publike si do të veprohet dhe cilat do të jenë mekanizmat se si do të veprohet në kufi. Po para cdo kontakti me familjen, do të respektohet 14 ditë karantinë, i ruajtur nga policia”, tha Rama.

Ai foli gjithashtu edhe për situatën në Shkodër duke thënë se ajo është minë me sahat duke u bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes e të respektojnë rregullat.

“Dua t’u bëj apel gjithë banorëve të Shkodrës. Ju lutem shumë bëni kujdes maksimal dhe respektoni rregullat, se është kthyer Shkdora në një bombë të kurdisur me sahat. Ne po punojmë shumë fort për të bërë gjithcka mundemi për të këputur zinxhirin e infeksionit, por në fund të ditës është disiplina e hekurt dhe masat e vetë banorëve ajo që luan rol të rëndësishëm.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *