Vendosni fjalën kyçe....

Shifra të larta nga koronavirusi në SHBA dhe Francë


Shifra tronditëse vinë sërish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku brenda një harku kohor prej 24 orësh kanë humbur jetën 711 persona nga COVID-19.

Deri më tani numri në total i viktimave nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 10.327.

Nga të dhënat e OBSH-së, 349.885 persona janë të prekur nga koronavirusi në SHBA, ndërkohë që 19.219 pacientë janë shëruar. Kujtojmë se ndër vendet më të prekura nga COVID-19, është New York-u.

Francë

Në 24 orët e fundit, në shtetin francez kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit 833 vetë.

Po ashtu, në total numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës në mbarë Francën ka arritur në 8911 persona.

Numri i të infektuarve me koronavirus në shtetin francez është deri tani 98 010, kurse janë infektuar me virus në orët e fundit 5 171 persona.