Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon e fton Bashën: Edhe për tabelën e shumëzimit mendon ndryshe nga shkenca. Jep ndihmën tënde


Kryeministri Rama ka ironizuar opozitën e kreut të PD-së, Basha, lidhur me propozimet e tij duke thënë se partia që drejton nuk është institucion i certifikuar nga OBSH-ja.

Ai e ka ftuar duke i thënë që të japë ndihmën e tij për kapërcimin e situatës.

“Nuk është kohë kjo për të bërë opozitë të këtij lloji. Kush është PD-ja që vendos se ç’duhet të bëjnë njerëzit. Është institucion i certifikuar nga OBSH-ja. Duhet thënë që edhe për tabelën e shumëzimit ka mendim të ndryshëm nga shkenca. Unë them ata që më thonë ekspertët. E përsërish përmendësh. Është koha Lul të kontribuosh për ta fituar këtë luftë. Është koha për të koordinuar sëbashku edhe në sy të presidentit. Nëse ju shqetëson diçka, pyesni dhe ju japim informacion. Ju shqetëson një temë, pyesni, verifikoni dhe na ndihmoni në rast se kemi ndonjë gabim.” – tha kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *