Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Vlorë, plagoset 33-vjeçari


 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Novoselë të Vlorë, ku dyshohet se është qëlluar drejt një automjeti. Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek “Ura e Mifolit”.

Si pasojë e të shtënave me armë raportohet se një person është plagosur.

I plagosuri është me iniciale R.A dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërsa policia ka shkuar në vendin ngjarje, ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.

Nuk ka të lënduar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *