Vendosni fjalën kyçe....

Lajme të mira nga Italia, bie ndjeshëm numri i viktimave lidhur me Covid-19


Ka rënë ndjeshëm numri i viktimave në Itali lidhur me Covid-19.

Sipas raportit të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit janë raportuar 525 viktima me numrin e përgjithshëm të vdekjeve që ka shkuar në 15.887 persona.

Numri i të shëruarve është 819 në 24 orët e fundit duke i çuar shifrat e të shëruarve në 21.815.

Nga dita e djeshme numri i të prekurve është rritur me 4316 që i shtohet shifrave të mëpërparshme që e çojnë numrin e të infektuarve në 128.948 persona.

Italia është vendi më i goditur për sa i përket viktimave në botë, me Spanjën që e ndjek nga pas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *