Vendosni fjalën kyçe....

Vdes nga koronavirusi truproja i kryeministrit Conte


Një tjetër lajm i hidhur vjen nga Italia. Corriere Della Sera shkruan se ka ndërruar jetë një efektiv i policisë italiane, i cili ishte pjesë e eskortës së kryeministrit Giuseppe Conte.

Giorgio Guastamacchia humbi jetën sot në Romë, pasi ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe menjëherë ishte shtruar në spital dhe ishte i intubuar.

Guastamacchia ishte 52-vjeç dhe ishte në detyrë në Departamentin e Sigurisë Publike. Agjenti i policisë la pas gruan dhe dy fëmijë.

Sipas gazetës, në javët që zbuloi sëmundjen, agjenti nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryeministrin Conte, dhe as nuk kishte udhëtuar në makinën e Kryeministrisë. Shefi i policisë Franco Gabrielli u shprehu ngushëllimet e familjarëve të 52-vjeçarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *