Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi publikon videon e Ramës: Kapet në gënjeshtër, si i gënjeu qytetarët


Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama është kapur në flagrancë duke gënjyer.

Ai ka publikuar një video të një deklarate të Ramës, i cili shprehet se nuk do vijë fundi i muajt pa e marrë të gjithë pagën, nëse qëndrojnë në shtëpi si pasojë e mbylljessë biznesit ku punojnë për shkak të masave kundër koronavirusit.

Por sipas Bardhit, kjo deklaratë është e gënjeshtërt dhe kryeministri i ka braktisur qytetarët.

“Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”.

E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

  1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.
  2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.”- shkruan Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *