Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do zgjerojmë fashën e oraret dhe do rrisim ndëshkimet


Kryeministri Edi Rama në një deklaratë publike për menaxhimin e situatës së koronavirusit tha se masat do vijnë duke e lehtësuar, duke lajmëruar një zgjerim të fashës së orareve por do të rriten ndëshkimet.

Një masë tjetër do jetë lejimi i hapjes së dyqaneve por që do jenë të pajisura me maska.  

Si fillim do zgjasim fashën orare, por do rrisim ndëshkimet dhe për rastet e përsëritura do të shkojnë deri në burg. Më pas gjithmonë me shkallë dhe sipas dinamikës, do lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për kompanitë që kanë aktivitet ligjërisht të lejuar, por do rriten ndëshkimet. Do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të jetë me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie. Ka ndodhur gjithë këto javë që Polica e Shtetit të kap dhe të ndëshkojë me gjobë dhe mbyllje kafe, ku u ofrohet kafe dhe raki trimave“- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *